English

Sport/ Futbolli Në Zi, 25 Vjet Nga Tragjedia E "Heysel"

TIRANË, 29 Maj /ATSH/ - Sot bota e futbollit është në zi për 25 vjetorin e tragjedisë së Heysel-it, që tronditi gjithë sportin dhe shërbeu si pikë fillimi për një erë të re. Në 29 maj të vitit 1985, Juventus dhe Liverpool, do të përballeshin në finalen e Champions League që do zhvillohej në Bruksel. Atë natë humbën jetën 39 tifozë në stadiumin "Heysel" të kryeqytetit belg. Shumica e tyre ishin tifozë të Juventusit, të cilët ranë viktima të një incidenti në stadium, pasi tifozet anglezë prenë një kolonë mbajtëse. Kjo ditë cilësohet nga të gjithe si "dita që ndryshoi futbollin botëror". Pas 25 vitesh, të gjithë kujtojnë me keqardhje atë tragjedi, por Tony Evans (redaktor i faqeve sportive të prestigjiozes britanike "The Times") e ka shumë të lehtë të kujtojë atë çka ndodhi në Belgjikë. Në atë kohë ishte një huligan "i çmendur" i Liverpoolit dhe si i tillë ka mundësi që të tregojë masakrën e Heyselit. Natën e 29 majit të 1985-s Evans tregon se tifozët e Liverpoolit kishin mllef përbrenda për atë ç'ka u kishte ndodhur një vit më parë në Romë. Ish-huligani tregon se për këtë arsye tifozët anglezë "i urrenin italianët". /gj.m//a.ke/
KOMENTE