Sport-Speciale/ Fituesit Dhe Te Dështuarit E Sezonit 2009-2010
- Dinamo, kampione e Superligës; Bylisi, kampion i Kategorisë së Parë dhe Vlora, kampione e Kategorisë së Dytë -
TIRANË, 29 Maj /ATSH- Gjergji Mima/. - Me konfirmimin edhe të Kastriotit në kategorinë Superiore, pas fitores 1-0 të enjten në play-out me Lushnjën (gol i Oriand Abazaj), sezoni futbollistik 2009-2010 i zbardhi të gjitha verdiktet e tij.
Dinamo është kampionia e re e Shqipërisë. Titulli i 18-të i saj përkon me 60-vjetorin e klubit blu, të themeluar në vitin 1950. Merita ndahet midis trajnerit Shkëlqim Muça dhe lojtarëve, por dhe presidentit Besnik Sulaj dhe donatorëve të tjerë.
Besa fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të dytë në historinë e klubit 85 vjeçar. Merita i takon se pari futbollisteve, presidentit Bizhdili dhe trajnereve, dy trofe në katër vitet e fundit: 2006-2007 dhe 2009-2010. Të parin e fitoi Ilir Biturku në sfidën kundër Teutës (3-2); të dytin Shpëtim Duro kundër Vllaznisë (2-1).
Pas 33 javëve dhe 198 ndeshjeve, Superliga përcaktoi verdiktet europiane: Dinamo, kampion dhe pjesemarrese në Ligën e Kampioneve; Besa, fituese e Kupës në Ligën e Europës. Ndërsa këto dy ekipe shoqërohen në Europë nga Laçi (debutim historik) dhe Tirana (skuadra shqiptare me më shumë ndeshje në Europë)
Gramozi dhe Apolonia ranë direkt në kategorinë e parë, pasi u renditën në dy vendet e fundit. Kastrioti (vendi i 9-të) ia doli të mbijetojë (mundi në play-out, 1-0 Lushnjën) dhe Skënderbeu (vendi i 10-të, mundi në play-out, Kamzën) duke konfirmuar vazhdimësinë në Superiore.
Daniel Xhafaj fitoi "Këpucën e artë" të sezonit 2009-2010. Sulmuesi i Besës realizoi 18 gola në Kampionatin e 71-të Kombëtar, duke lënë pas serbin Mlladen Bërkiç (Apolonia, 15 gola), Elis Bakajn (Dinamo, 15 gola), Migen Memellin (Flamurtari, 15 gola) dhe Arlind Nora (Laçi, 14 gola).
Bylis (kampion i kategorisë së parë) dhe Elbasani (vendi i dytë) u ngjitën direkt në kategorinë Superiore. Kamza dhe Lushnja nuk arritën të përballonin dy skuadrat e kategorisë Superiore, respektivisht Skënderbeun dhe Kastriotin, në luftën për një vend në elitën e futbollit shqiptar.
Sopoti i Librazhdit dhe Turbina e Cërrikut ranë direkt nga kategoria e parë. Memaliaj dhe Skrapari humbën në play-out në betejën në mbijetësë respektivisht kundër Tomorit të Beratit dhe Tërbunit të Pukës.
Sulmuesi i Bylisit, Romeo Hamzaj, fitoi "Këpucën e artë" të kategorisë së parë, duke shënuar 27 gola, 5 më shumë se Dorian Bubeqi i Lushnjës.
Mamurrasi dhe Vlora, respektivisht kryesueset e Grupit të Veriut dhe Jugut, u ngjitën në kategorinë e parë për sezonin 2010-2011. Në kategorinë e parë u ngjitën edhe Tomori i Beratit dhe Tërbuni i Pukës, që fituan respektivisht në play-out me Memaliajn dhe Skraparin.
Vlora u shpall kampione e kategorisë së dytë pasi fitoi nga seria e penalltive (6-5) me Memaliaj. Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 2-2.
- Ekipet në sezonin 2010-2011
- Kategoria Superiore 2010-2011
Dinamo
Besa
Tirana
Laçi
Flamurtari
Vllaznia
Shkumbini
Teuta
Kastrioti
Skënderbeu
Bylis
Elbasani
- Kategoria e Parë 2010-2011
Apolonia
Gramozi
Kamza
Lushnja
Partizani
Pogradeci
Ada
Luftëtari
Besëlidhja
Gramshi
Bilisht Sport
Burreli
Mamurrasi
Vlora
Tërbuni
Tomori
- Kategoria e Dytë
Grupi i Veriut
Turbina
Sopoti
Luzi
Erzeni
Veleçiku
Iliria
Sukthi
Olimpik
Naftëtari
Egnatia
Përparimi
Çlirimi
Korabi
Grupi i Jugut
Skrapari
Memaliaj
Domosdova
Albpetrol
Butrinti
Delvina
Tepelena
Himara
Përmeti
Këlcyra
Maliqi
Poliçani
Pojani
/a.ke/