Tirane, Parandalohet Nje Ngjarje E Mundshme Kriminale
TIRANË, 29 Maj/ATSH/.- Forcat e Policisë së Tiranës shmangën sot në mesditë një ngjarje të mundshme kriminale kur ndaluan një person të armatosur teksa kërcënonte shitesen e një dyqani pranë "Stacionit të Trenit" në Tiranë.
Autori i identifikuar si Elton Sutermani, është ndaluar menjëherë nga forcat e Policisë së Tiranës dhe ato të RENEA-s, pas njoftimit që ato morën për ngjarjen e rëndë. Sipas të dhënave paraprake, autori mendohet të jetë një person me probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë që përfundimi me sukses i operacionit për kapjen e autorit të ngjarjes është pritur me ovacione nga banorët dhe kureshtarët e shumtë pranë vendit ngjarjes, të cilët kanë pershendetur veprimet e Policisë së Shtetit.
Detajet për ngjarjen pritet të jepen më pas nga Policia e Tiranës, e cila mendohet edhe me nje pengmarrje te mundshme. /a.m//a.ke/