Uashington - Mechaal: Hamasi Nuk Ka Asnjë Mosmarrëveshje Me Shba-Në
UASHINGTON, 29 maj /ATSH-AFP/ - Lideri i Hamasit në mërgim, Khaled Mechaal, deklaroi gjatë një interviste për një televizion amerikan se organizata palestineze që ai drejton "nuk ka asnjë mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës" dhe se "Izraeli është pengesa e procesit të paqes në Lindjen e Mesme".
"Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk i cënojmë interesat e amerikanëve", deklaroi Mechaal të premten gjatë një interviste për televizionin publik amerikan PBS.
Mechaal deklaroi se "Izraeli është pengesa e procesit të paqes në rajon". Ai bëri një apel për presidentin Obama që "të përballet me realitetin" në vend që të ushtrojë presion mbi palestinezët.
Mbështetja e Uashingtonit për shtetin hebre "i komplikon mundësitë", deklaroi lideri i Hamasit, i cili ka mërguar në Siri.
Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste.
Izraeli ka vendosur një bllokadë në Rripin e Gazës pas përleshjeve me organizatën islamike në vitin 2007.
/e.v/ a.jor.