English

Vendimi I Ke Për Vizat, Frut I Rezultateve Të Arritura Vendimi I Ke Për Vizat, Frut I Rezultateve Të Arritura

tikës së Brukselit për të hequr vizat për qytetarët shqiptare është frut i rezultateve të arritura në përmbushjen e kritereve të katër blloqeve të udhërrëfyesit. Gjatë një konference për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gazmend Turdiu, bëri sot një pasqyrë përmbledhëse të arritjeve për secilin bllok. Ai nënvizoi se është mundësuar paisja e qytetarëve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike të teknologjisë më të lartë bashkëkohore. Turdiu theksoi se këto dokumente të sigurisë më të lartë, mundësojnë identifikimin e shpejtë dhe të saktë duke shpejtuar dhe lehtësuar kalimin e kufijve të huaj nga shtetasit tanë. "Ndërsa të gjthë shtetasit e tjerë që disponojnë pasaportë të vjetër do t'u duhet të aplikojnë për viza sic kanë bërë deri tani, edhe pas marrjes së vendimit", shtoi më tej ai. Zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme nënvizoi se "është përmirësuar në mënyrë rrënjësore kontrolli i kufirit shtetëror, tokësor dhe detar". Falë përmirësimit të kuadrit ligjor, koordinimit të punës mes gjithë institucioneve dhe investimeve në teknologjinë më bashkëkohore, janë lehtësuar e përshpejtuar procedurat e identifikimit si dhe janë ngushtuar hapësirat e kalimit të paligjshëm nëpër të gjitha pikat kufitare. "Me fjalë më të thjeshta, kaluesit e ligjshëm e kanë më të lehtë kalimin e kufirit, ndërsa kaluesit e paligjshëm e kanë shumë më të vështirë", tha ai. Në kriterin e tretë për rendin e sigurinë publike, janë plotësuar të gjitha kriteret e udhërrëfyesit, tha ai. Arritjet e këtij blloku garantojne që vendi ynë i shërben jo vetëm sigurisë së brendshme, por është në gjendje të marrë mbi vete përgjegjësi për të kontribuar edhe për sigurinë e vendeve të tjera. Turdiu shtoi se edhe për bllokun e katërt, "vendi ynë i ka plotësuar më së miri kushtet bazë që lidhen me çështje të marrëdhënieve me jashtë dhe me lëvizjen e lirë të personave". Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme falenderoi ekipin negociator dhe shërbimet e Komisionit Evropian, si dhe vendet anëtare, që na kanë mbështetur fuqishëm në përmbushjen e kritereve. /a.ke/
KOMENTE