Kukës, 30 Maj, NOA – Thëniet e rreme lidhur me humbjen e vajzës 6 vjeçares, Bleona Mata, javën e shkuar, kanë bërë që policia e Kukësit të arrestojë sot si të dyshuar në zhdukjen e vajzës, 29 vjeçarin Luftar Jakupi.
Sipas burimeve të policisë i arrestuari, fqinj i vajzës, u thirr për të dëshmuar rreth ngjarjes, një ditë pas zhdukjes së 6 vjeçares Bleona Mata, dhe thëniet e tij rezultuan sipas hetimeve të deritanishme, të pavërteta.
Ndaj të arrestuarit është ngritur akuza për dëshmi të rreme dhe moskallëzim të krimit.
Luftar Jakupi është i dyshuari i parë që mund të ndriçojë hetimin e policisë drejt gjurmëve të gjashtëvjeçares Bleona Mata, zhdukur javën e shkuar.
m.t/NOA