Axhenda Ndërkombëtare 30 Maj
------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
------------------------------
NIKOSIA/GAZA/ASDHOD (Izrael) - Flotilja ndërkombëtare e ngarkuar me ndihma për Gazën duhet të lerë ujërat ndërkombëtare përgjatë Qipros për t'u drejtuar në enklavën palestineze.
NJU ORLINS - Ndjekje e përpjekjeve për eliminimin e pasojave të krijuara nga shpërthimi i një platforme nafte në brigjet amerikane.
TË TJERA
--------------
PRAGË - Reagime pas zgjedhjeve parlamentare të së premtes dhe së shtunës.
TBILISI - Gjeorgjianët thirren në zgjedhket lokale, të konsideruar si test për demokratizimin e vendit nga presidenti properëndimor, Mihail Sakashvili.
REJKJAVIK - Rezultatet e zgjedhjeve lokale në Islandë.
BOGOTA - Turi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Kolumbi, ku postin e pretendojnë kandidati i të gjelbërve, Antanas Mockus dhe Juan-Manuel Santos, favorit i presidentit aktual, Alvaro Uribe./ a.jor.