English

Berisha të rinjve: Me heqjen e vizave do të shkelni dinjitozë në Europë

Tiranë, 30 Maj, NOA – “Asnjë qytetar nuk do të ketë më vonesë për t’u nisur drejt destinacionit të tij, pasi liberalizimi i vizave është ndër të tjera edhe një lehtësim real financiar.”

Kështu i është përgjigjur sot në mesditë kryeministri Sali Berisha, interesimit të të rinjve për çështjet kyçe që përditëson politika shqiptare, integrimin, heqjen e vizave, reformat në arsimin e lartë dhe rolin konstruktiv të opozitës.

Kreu i qeverisë bisedoi me të rinjtë në këtë të diel pushimi, në pikën turistike të Malit të Dajtit.

Duke i kujtuar të rinjve eksodin përdrejt lirisë të shqiptarëve, 20 vjet më parë, kryeministri u tha të rinjve se me arritjen e kësaj ëndrre, shumë shpejt ata do të hyjnë e dalin me dinjitetin që u takon dyerve të Europës, një rrugë që sipas kryeministrit nuk ka qenë e lehtë, por në fund të fundit e suksesshme.

Në të gjithë qëndrimin tim në procesin e integrimit, nënvizoi kryeministri Berisha përballë të rinjve, “jam shprehur se ky proces duhet të bazohet në meritën, dhe anëtarësimi në NATO dhe heqja e vizave janë dy rezultatet më historike e më të mëdha të reformave dhe ndryshimeve që janë kryer në këtë vend”.

Për sa i përket opozitës, Kryeministri u shpreh se “opozita është pushteti moral i vendit”.

Reforma e qeverisë në arsimin e lartë, ishte një nga çështjet për të cilat u ndal kryeministri në këtë takim me të rinjtë, pasi sipas kreut të qeverisë nuk ka reformë më të rëndësishme, se shkollimi i rinisë, mënyra më e mirë për të shkruar librin e të ardhmes.

mt/NOA
KOMENTE