Dade: Is, Thirrje Per Transparencë Te Plotë Të Zgjedhjeve
TIRANE 30 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Arta Dade, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste tha të dielën se Internacionalja Socialiste i bëri thirrje qeverisë të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve përfshirë dhe materialet zgjedhore, hetim, i cili sipas saj, do të çojë në hapjen e kutive të votave.
Në një konferencë për shtyp në selinë e PS-së, Dade tha se "IS mbështeti PS-në në të gjitha hapat e betejës politike për rivendosjen e demokracisë në vend dhe vlerësoi pjekurinë e PS për kompromiset e ofruara dhe vullnetin politik të treguar për zgjidhjen e krizës".
Znj. Dade theksoi se IS është për krah Bashkimit Europian lidhur me përpjekjet që ka bërë duke i kërkuar palëve në Shqipëri zgjidhjen e krizës .
Komiteti i Internacionales Socialiste për Evropën Juglindore zhvilloi dje punimet e tij në Tiranë.
/f.n/