English

Dështojnë përpjekjet për ndalimin e derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës

Uashington, 30 maj, NOA – Përpjekjet për ndalimin e derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës kanë dështuar. Kompania britanike e naftës, “British Petroleum” ka pranuar se operacioni i saj i fundit me emrin “Top Kill”, nuk ka funksionuar.

Lajmi është konfirmuar nga “BP”, Drejtuesit e saj thanë se po mendojnë për një opsion të ri, duke hequr tubin aktual dhe duke vendosur një thithës.

Por metoda e re mund të kërkojë katër ditë, ose edhe më shumë, ka deklaruar shefi i operacioneve në “BP”, Doug Suttles, në një konferencë për shtyp.

Presidenti Obama ka shprehur pakënaqësitë për këtë dështim.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE