English

Dy shtetas nga Afganistani arrestohen në Kosovë

Prizren, 30 maj, NOA – Nuk janë ende të qarta arsye se përse dy shtetas nga Afganistani kanë zgjedhur Kosovën për të qëndruar, pa pasur asnjë dokument identifikimi me vete.

Policia e Kosovës njofton e dy shtetas afgan janë ndaluar orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Prizrenit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “William Woker Prizren”. Sipas njoftimit të policisë dy personat nuk kishin asnjë mjet identifikimi me vete. Pas ndalimit, ata janë marrë në pyetje nga autoritet e policisë së Prizrenit.

Nga hetimi ka rezultuar se dy shtetasit afgan kanë mbërritur në Kosovë duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin Shqipëri-Kosovë.

“Të dyshuarit nuk posedonin asnjë dokument identifikimi. Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

m.xh/NOA

KOMENTE