English

Elbasan; Tërmeti, Pa Pasoja Dhe Dëme Materiale

ELBASAN; 30 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/. - Një lëkundje tërmet i cili ka zgjatur përreth 7-8 sekonda është ndjerë mesditën e sotme në rajonin e Elbasanit në orën 13.45 minuta. Shefi i Shtabit të Emergjencave pranë Prefekturës së Qarkut të Elbasanit Mustafa Arapi deklaron për ATSH se " Qendra e Sinoptikës në Tiranë është duke përcaktuar epiqendrën e tërmetit. Ai konfirmoi se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme materiale. Ky është tërmeti i dytë që bie në rajonin e Elbasanit gjatë këtij muaji, ku epiqendra ishte në fshatin Kuturman të rrethit të Librazhdit. /f.n/
KOMENTE