Elbasan: Vritet Me Levë Një Grua, Policia Arreston Të Afërmen E Viktimës
ELBASAN, 30 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/- Një grua nga rrethi i Elbasani gjeti vdekjen të dielën pasdite, pasi u qëllua me mjete të forta nga një e afërmja e saj, e arresuar tashmë nga policia.
Ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Shalës të Belshit, rreth 40 kilometra larg qytetit të Elbasanit, për motive ende të panjohura nga policia.
Drejtori i policisë së qarkut të Elbasanit, Sajmir Muça, gjatë një komunikimi telefonik nga vendi i ngjarjes ka deklaruar për ATSH-në se "Antoneta Xibraku, me banim në fshatin Shalës ka vrarë me levë shtetasen Esma Xibraku". Viktima dhe autorja, sipas tij, janë të afërme me njëra- tjetrën dhe banonin shumë pranë. /k.sh/