English

Ermeni: Lëkundjet Sizmike Me Epiqender Në Elbasan

TIRANE, 30 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Sizmiologu Rrapo Ermeni deklaroi të dielën se tërmeti i rënë në orën 13:40 të ditës së sotme, me kordinata 41.17 në veri dhe 41.22 në lindje, ka ndodhur në Kutruman, 15 km në lindje të qytetit të Elbasanit. "Tërmeti ka patur një magnitudë 3.9 shkalla Rihter dhe intesitet 5 ballë", tha Ermeni. Sipas tij, tërmeti është ndier 5 ballë në qytetin e Elbasanit dhe 4-5 ballë në qytetin e Tiranës dhe Gramshit. "Lëkundja e parë është shoqëruar dhe nga dy-tre lëkundje të tjera brenda 25 minutash, me magnituda të vogla", tha Ermeni. Ai bëri të ditur se pas këtyre lëkundjeve nuk ka pasur të tjera, gjë që na bën të mendojmë se ky nivel lekundjesh ka ardhur në shuarje. Ky është tërmeti i dytë brenda këtij muaji në qytetin e Elbasanit pas atij të 6 majit me magnitudë 4 shkalla Rihter; bëri të ditur sizmiologu Ermeni, sipas të cilit "disa zona të vendit janë aktive dhe preken herë pas herë nga termetet nga çlirimi i energjisë në brendësi të tokës. Por tërmete të këtij niveli janë tërmete që ndihen vetëm nga njerëzit dhe janë pa pasoja". Ai vuri në dukje se nuk mund të bëhen parashikime për tërmetet, jo vetë në vendin tonë, por në asnjë vend të botës. /k.sh/
KOMENTE