Tiranë, 30 Maj 2010 NOA - Lily Cooper, fëmija që shikoni në foto nuk e ka idenë për rrezikun që i është kanosur.
Prindërit e saj, megjithatë, e dinë se çfarë kanë bërë duke e rrethuar me një gjarpër Piton Birman 4 muajsh për të marrë një foto me të.
Akti i çmendur ndodhi në Australi. Kjo foto e cila po bën xhiro nëpër botë është denoncuar nga gjyshi i vajzës që e ka marrë foton në celular nga vetë prindërit e saj.
Nderkohe, çifti Cooper që punon në një kopsht zoologjik australian është justifikuar duke arsyetuar se: "Gjithçka ishte nën kontroll”.
“Rreziku për fëmijën është i dukshëm. Një gjë më e pakuptimtë dhe e rrezikshme nuk është parë kurrë”, - është shprehur Fondacioni Australian për Fëmijët.
a.k/NOA