English

Gjeorgji - Fillojnë Zgjedhjet Lokale

TBILISI, 30 maj /ATSH-AFP/ - Gjeorgjianët filluan sot zgjedhjet lokale, të konsideruara si test për demokratizimin e vendit nga presidenti properëndimor, Mihail Sakashvili. Qendrat e votimit u hapën në orën lokale 08:00 (04:00 GMT) në 64 bashki në gjithë territorin e ish-republikës sovjetike, përfshirë kryeqytetin Tbilisi. Kjo do të jetë hera e parë që kryetari i bashkisë së Tbilisiit do të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Këto zgjedhje shihen me mjaft interes nga të huajt, veçanërisht nga Uashingtoni, aleat i Gjeirgjisë, për të matur shkallën e demokracisë në vend./ a.jor.
KOMENTE