Gjirokastër; Nis Sot Festivali I Katërt I Riteve Pagane
TIRANE, 30 Maj/ATSH-T.Skuqi/.- Në parkun Kombëtar Arkeologjik të Antigonesë , 5 km larg Gjirokastrës në jug të vendit, nisi sot Festivali i Katërt i Riteve Pagane të Lojrave Popullore, me pjesmarrjen e 15 grupeve nga 4 qarqe të vëndit.
Drejtori i Parkut Arkeologjik të Antigonesë, Engjëll Serjani, tha se, qëllimi i këtij aktiviteti është të evidentojë ritet e lashta dhe ta kthejë këtë zonë në një qendër tërheqëse duke promovuar këto gjini të cmuara të traditës popullore.
Grupet që do të marrin pjesë në këtë aktivitet tashmë tradicional janë nga Tirana Elbasani Gjirokastra dhe Vlora.
Antigonea është shpallur zonë arkeologjike në vitin 1962 pas zbulimit që bëri Rimosen Budina. Në vitin 2006 me vendim të këshillit të ministrave Gjirokastra u shpall Park Kombëtar Arkeologjik.
/a.g/f.n/