English

Grabitje spektakolare në zyrat e OBSH, arrestohen tre maqedonas

Gjenevë, 30 maj, NOA – Një grabitje spektakolare ka ndodhur në zyrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë. Tre shtetas maqedonas janë arrestuar në Francë, si personat përgjegjës për këtë ngjarje.

Ata kanë vjedhur një arkë dhe disa kompiutera.

“Pas dëgjimit të tre të arrestuarve, policia ka konstatuar se arka dhe kompjuterët ishin vjedhur nga hapësirat e ndërtesës së OBSH-së”, ka theksuar zëdhënësi i policisë zvicerane, Zhan Filip Brant.

Policia zvicerane bëri të ditur se dy personat e arrestuar kanë pasur shenja të gjakut, pasi kishin tentuar që të hapnin me dhunë dritaret në katin përdhes të ndërtesës së OBSH-së.

Kompjuterët ishin grabitur nga zyra e delegacionit lituanez, e cila kishte ardhur për të marrë pjesë në një konferencë kushtuar sëmundjeve globale. Policia zvicerane nuk ka dhënë hollësi se çfarë kishte në arkën e kapur nga duart e grabitësve maqedonas.

m.xh/NOA/INA

KOMENTE