English

Indi - Të Paktën 30 Të Vdekur Pas Një Aksidenti Automobilistik

NJU DELHI, 30 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 30 persona, përfshirë 10 fëmijë, humbën jetën pas një aksidenti rrugor të makinës së tyre, që më pas u përfshi nga flakët në Bangalore, në jug të vendit, njoftoi sot policia indiane. ''Makina devijoi duke rënë në një humnerë të thellë, çka provokoi shpërthimin e serbatorit të saj'', njoftoi agjencia indiane e lajmeve ''Press Trust of India''. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkalla e aksidenteve rrugore në Indi është nga më të lartat në botë, madje edhe përpara Kinës. Rreth 110 000 persona humbin jetën çdo vit në Indi nga këto lloj aksidentesh./ a.jor.
KOMENTE