English

Jep dorëheqje ministri homoseksual në Angli, tronditet koalicioni

Londër, 30 maj, NOA - Ministri britanik i Thesarit, David Laus, një nga arkitektët kryesor të planeve për frenimin e deficitit buxhetor, dha dorëheqjen pas zbulimeve që u bënë në lidhje me shpenzimet e tij.

Për Laus, media publikoi të dhëna sipas të cilave paguante me paratë e shtetit qiranë e shtëpisë së të dashurit të tij homoseksual.

Kryeministri David Cameron e zëvendësoi Lausin brenda 24 orëve, pasi një gazetë raportoi se ky i fundit kishte marrë dhjetëra mijëra paund nga shpenzimet parlamentare.

Danny Alexander, një ish-ndihmës i kreut liberal-demokrat, Nick Klegg, u largua nga posti i sekretarit skocez për të zëvendësuar Lausin, në një nga postet më të larta të kabinetit që kanë liberalë-demokratët.

Largimi i Lawsit, në më pak se tri javë pas formimit të qeverisë, është një goditje për koalicionin qeveritar në Britani.

David Laus tha se nuk kishte qenë i sinqertë për marrëveshjen pasi dëshironte që të mbante sekret orientimin e tij seksual.

Ai u shpreh se në asnjë moment nuk kishte menduar se kishte thyer rregullat, por pranoi se kjo mund të ishte e debatueshme, dhe se ai do t'i kthente të gjitha paratë e paguara deri tani.

Një koleg i tij, Jeremi Broune, e ka mbrojtur Laus duke thënë se ai nuk ishte i motivuar nga paraja.

m.xh/NOA/RFE

KOMENTE