Itali, 30 Maj NOA - Për të marrë sulmuesin holandez të Arsenalit Robin Van Persie, është tepër e vështirë por, jo e pamundur për drejtuesit e Juventusit.
Me sa është bërë e ditur nga vetë tekniku i “topçinjve të Londrës” Arsene Venger, ai është tepër i interesuar për Felipe Melon i cili mund të përdoret pikërisht për të sjellë Van Persie në radhët e Juventusit.
Vlera e sulmuesit holandez është rreth shifrës 25 milion euro dhe Melo vitin e shkuar u morr pikërisht për të njëjtën shifër.
Duke parë interesin e shfaqur për mesfushorin brazilian nga drejtuesit e Arsenalit atëherë mund të themi se një shkëmbim midis këtyre dy lojtarëve është tepër i mundshëm.
r.b/NOA