Bogota, 30 maj, NOA - Si pasojë e sulmeve në prag të zgjedhjeve presidenciale në Kolumbi janë vranë katër njerëz. Në qytetin Argelia në jugperëndim të vendit si pasojë e një shpërthimi vdiqën dy fëmijë.
Ndërkaq dy ushtarë kanë vdekur si pasojë e rënies në një minë. Rreth 30 milionë kolumbianë janë ftuar sot që të zgjedhin një president të ri. Gjithsej në garë janë nëntë kandidatë.
Favoritë kryesor konsiderohen ish ministri i Mbrojtjes Juan Manuel Santos dhe ish kryebashkiaku i Bogotës, ekologjisti Antanas Mockus.
Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk arrin të fitojë shumicën absolute atëherë me 20 qershor do të zhvillohen zgjedhjet e balotazhit.
NPA/DW