Seul, 30 maj, NOA – Drejtuesit e shteteve, të Japonisë, Kinës dhe Koresë Jugore thanë se fundosja e luftanijes jugkoreane paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Por, Kina nuk dënoi Korenë Veriore për incidentin, pavarësisht presionit nga Seuli për të marrë një qëndrim.
Kryeministri i Kinës, Uen Jiabao, tha se shmangia e konfliktit në mes të dy Koreve është një çështje “shumë urgjente”. Uen i bëri këto komente në përfundim të samitit dyditësh, ku morën pjesë Korea e Jugut, Kina dhe Japonia.
Koreja Jugore thotë se luftanija e saj, Cheonan, është fundosur nga një nëndetëse verikoreane në mars.
Tensionet janë rritur në rajon që nga fundosja e Cheonanit më 26 mars, që shkaktoi vdekjen e 46 marinarëve.
Kina është partneri më i afërt tregtar i Koresë Veriore.
m.xh/NOA