English

Kinë - Të Paktën 17 Të Vdekur Pas Shpërthimit Në Një Minierë

PEKIN, 30 maj /ATSH-AFP/ - Shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë shkaktoi vdekjen e 17 personave, njoftuan sot burime lokale të ndërhyrjes së shpejtë. Shpërthimi ndodhi dje në provincën qendrore kinezetë Hunanit. "Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar'', deklaruan burimet. Minierat kineze janë ndër më të rrezikshmet në botë. Vetëm vitin e kaluar ato regjistruan 2 600 minatorë të vdekur, pavarësisht përmirësimit të kushteve të sigurisë./ a.jor.
KOMENTE