English

Kosovë - Në Mitrovicë Pas Përfundimit Te Protëstës Rihapet Ura Mbi Ibër

PRISHTINË, 30 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Në Mitrovicë është rihapur qarkullimi në urën mbi lumin Ibër, pas përfundimit të një protestë dhe qetësimit të situatës me shpërndarjen e disa mijëra shqiptarëve dhe serbëve të grumbulluar në të dy anët e qytetit të ndarë në dy pjesë që prej vitit 1999. Forcat e Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, dhe pjesëtarë të KFOR-it ishin vendosur në urë për të ndarë turmat në veri e jug të saj dhe parandaluar përplasjet. Sipas njoftimeve të deritashme nga vendngjarja, edhe pse ka pasur gjuajtje me gurë e janë dëgjuar kohë pas kohe edhe të shtëna armësh nuk ka të plagosur. Policia në Mitrovicë ka thënë se është dashur të vëhet në përdorim gazi lotsjellës në një masë mjaft të vogël për t'i shpërndarë protestuesit në të dy anët e urës. Në Mitrovicë sot në mesditë ishte paralajmëuar një protestë nga shoqatat e luftës së UÇK-së, e përkrahur nga 58 organizata e shoqata, në kundërshtim të zgjedhjeve serbe në veri të qytetit, të cilat po zhvillohen nga mëngjesi dhe përfundojnë sonte në orën 20.00. /f.n/
KOMENTE