English

Marrëveshja e Ohrit, Ahmeti takon ambasadorët e Spanjës dhe Greqisë

Shkup, 30 maj, NOA – Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, integrimeve i Maqedonisë, marrëdhëniet ndëretnike dhe aspekte tjera të jetës politike në Maqedoni, ishin temat e takimit mes Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ambasadorëve të Spanjës dhe Greqisë në Shkup.

Ahmeti u takua me ambasadorin Spanjës në Maqedoni, Hoze Manuel Agueras dhe më pas me ambasadoren e Greqisë, Aleksandra Papadopulo.

Kreu i partisë shqiptare, Ahmeti ka informuar diplomatët për angazhimin e BDI-së lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrin të Maqedonisë.

Ai ka theksuar se debati me Geqinë për emrin ka sjellë vonesën në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE shkaktojnë ngecje dhe implikime tjera, të cilat mund të ngarkojnë situatën edhe në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike.

m.xh/NOA

KOMENTE