English

Ministri anglez, para nga shteti për të paguar qiranë e mikut homoseksual

Londër, 30 maj, NOA - Një ministër i ri i qeverisë së koalicionit në Britani ka përfituar dhjetëra mijëra dollarë nga taksapaguesit për të paguar qeranë e të dashurit të tij homoseksual.

Ministri Liberal Demokrat David Laus, i cili është ngarkuar me detyrën e identifikimit dhe të kryerjes së shkurtimeve të mëdha të shpenzimeve të qeverisë, ka kërkuar falje zyrtarisht për këtë gjë.

Që nga viti 2006 rregullorja e parlamentit britanik nuk lejon që banesat e partnerëve të deputetëve të paguhen nga shteti.

David Laus tha se nuk kishte qenë i sinqertë për marrëveshjen pasi dëshironte që të mbante sekret orientimin e tij seksual.

Ai u shpreh se në asnjë moment nuk kishte menduar se kishte thyer rregullat, por pranoi se kjo mund të ishte e debatueshme, dhe se ai do t'i kthente të gjitha paratë e paguara deri tani.

Një koleg i tij, Jeremi Broune, e ka mbrojtur Laus duke thënë se ai nuk ishte i motivuar nga paraja.

Pyetja që shtrohet është nëse zoti Laus do të vazhdojë të qëndrojë në postin e tij.

Kryeminsitri David Kameron ka thënë se pajtohet me vendimin e Laus, i cili është vetë paraqitur tek Komisioneri i Satrandarteve Parlamentare.

NOA/BBC

KOMENTE