English

Ministri Vasili Dekoron Prof.Giovani Bochioti Për Kontributin Për Fëmijët Shqiptarë Në Nevojë

TIRANË, 30 Maj /ATSH-A.Gjonaj/.- Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili vlerësoi të dielën ndihmën që Prof. Giovani Bocchiotti, një ndër partnerët e Fondacionit "Fëmijët Shqiptarë" ka dhënë për fëmijët shqiptarë në nevojë. Në një ceremoni të organizuar në prag të festës së 1 Qershorit, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili në prani të Presidentes së Fondacionit "Fëmijët Shqiptarë", znj. Liri Berisha i akordoi çmimin e mirënjohjes prof Giovani Bacchiotti për kontributrin e jashtëzakonshëm në ndihmë të fëmijëve shqiptarë në nevojë. "Ju jeni shembulli më i denjë i shoqërisë civile dhe meritoni mirënjohjen më të thellë dhe vlerësimin e veçantë të qeverisë dhe shoqërisë shqiptare. Verësoj tek personaliteti juaj, profilin e hartë të një humanisti dhe profesionisti të palodhur që fëmijët shqiptarë të buzëqeshin sërish", u shpreh kreu i ministrisë së Shëndetësisë. Nga ana e tij, Prof. Bacchiotti u tha se "gjithcka e kemi bërë me zemër. Edhe fëmijët që janë të pafat duhet të kurohen", tha ia duke shprehur bindjen se për një bashkëpunim edhe në të ardhmen". Presidentja e Fondacionit "Fëmijët shqiptarë", znj. Liri Berisha e pranishme në ceremoni, tha se kontributi dhe asistenca profesionale e dhënë nga prof. Baccioti i ka shërbyer mësë miri fëmijëve shqiptarë në nevojë dhe falë angazhimit të tij, një numër i madh fëmijësh janë kuruar në Torino. Profesor Giovanni Bacchiotti pasi ka drejtuar prej disa vitesh Shkollën e Specializimit të kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive pranë Universitetit të Torinos është aktualisht Drejtor Nderi i Repartit të Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive San Giovanni Batista, Molinette në Torino. Prej mëse një viti ai mbështet Fondacionin "Fëmijë Shqiparë" me diagnostifikim dhe trajtim. /m.sh/
KOMENTE