English

Mjekësi - Indet Yndyrore Ulin Vëllimin E Trurit

BOSTON, 30 prill /ATSH-MIA/ - Rezultatet e studimeve të reja të publikuara në revistën shkencore ''Annals of Neurology'' tregojnë se personat të cilët kanë më shumë ind yndyror në zonën e abdomenit kanë vëllim të përgjithshëm më të vogël të trurit. Shkencëtarët nga Masaçusets kanë vërejtur se disa parametra të rëndësishëm si indeksi i masës trupore, vëllimi i belit, raporti i belit dhe vitheve dhe sasia e indit yndyror nënlëkuror dhe të brendshëm (në zonën e abdomenit) janë të lidhur me vëllim më të vogël të trurit, i cili matet me ndihmën e rezonancës magnetike. Në hulumtim kanë marrë pjesë 733 persona me moshë mesatare 60 vjeç. Është i njohur fakti se vëllimi i përgjithshëm më i vogël i trurit është i lidhur edhe me rrezikun e madh të prekjes nga çmenduria, prandaj ky studim tregon edhe një arsye për t'u kujdesur sa më shumë për linjat e trupit./ a.jor.
KOMENTE