English

Muzikë - Eurovision - Gjermania Fiton Çmimin E Parë Në Edicionin E 55-Të Të Festivalit Evropian Të Këngës

S OSLO, 30 maj /ATSH-AFP/ - Gjermania fitoi dje në mbrëmje edicionin e 55-të të Festivalit Evropian të Këngës, zhvilluar në Oslo, me këngëtaren Lena, e cila bëhet kështu e dyta gjermane që fiton këtë konkurs. Lena fitoi me këngën "Satelit", këngë që është shndërruar në ''hit'' në vendin e saj. ''Nuk e kisha menduar kurrë se do të arrija deri këtu'', deklaroi ajo e emocionuar. Sipas rregullores, do të jetë Gjermania ajo që do të organizojë tani festivalin e radhës të këngës evropiane./ a.jor.
KOMENTE