English

Një në dhjetë të rinj, të varur nga lojërat e fatit

Itali, 30 Maj NOA - Jo vetëm kokainë dhe marijuanë por, të rinjtë e ditëve të sotme janë duke shfaqur varësinë e tyre në aparaturat teknologjike si interneti, celularët dhe lojërat e fatit.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Palermos dhe ai i Pizës në Itali, ka rezultuar se në pesë të rinj, njëri prej tyre është i varur nga aparaturat teknologjike si kompjuterët ose celularët, ndërsa për sa i përket lojërave të fatit është një person në dhjetë të tillë i cili ka shprehur varësinë e tij.

Në këtë studim kanë qenë 2 mijë e 200 studentë, ku ndër to rreth 22 % ka shprehur varësinë ndaj këtyre lojërave.

Për tu përmendur është fakti se një gjë e tillë po përhapet në masë ku pjesë e saj po bëhen dhe vajzat.

r.b/NOA

KOMENTE