English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 30 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme, E dielë , 30 Maj 2010 "Koha Ditore" Anëtarët e Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës duan të vërtetën mbi SHIK-un . E vërteta mbi SHIK-un kërkohet nga AKI-ja . Raporti i Komitetit Kombëtar për Politikë të Jashtme Amerikane, i cili ka dalë me konstatimin se Shërbimi Informativ i Kosovës është ende funksional, pritet të bëhet shkak që edhe AKI-ja ta japë versionin e vet mbi këtë shërbim. Në vijën institucionale asnjëherë deri tani nuk është trajtuar çështja e SHIK-ut apo ndonjë shërbimi sekret partiak Tituj të tjerë; Kërcënimi vjen nga të dy anët e Ibrit. Distancimi nga zgjedhjet serbe në veri të vendit prej institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare duket të jetë vetëm sipërfaqësor, e më shumë injorim i pafuqisë për t'i ndaluar ato. Megjithëse janë quajtur të paligjshme, si nga organet e vendit ashtu edhe nga EULEX-i, këto zgjedhje paraqesin një rrezik për destabilizim të situatës së sigurisë dhe asaj politike. KPJ-ja për një strategji të mirëfilltë për veriun Fotolajmi: Njëzetë e pesë vetura klasike nga Shqipëria dhe Kosova janë mbledhur të shtunën në sheshin "Nëna Terezë" në Prishtinë, me qëllim të promovimit turistik të Kosovës. "Kosova Sot" Ministri i Integrimit pret në verë udhërrefyesin - Beqaj optimist: Shpejt liberalizimi Tituj të tjerë: Askush nuk ndëshkon shefat lokalë të prokurimit Disa deputetë preferojnë kafetë, jo seancat Sot, protestë në Mitrovicë kundër zgjedhjeve serbe Editoriali - Veriun nuk po e fusim nën kontroll të shtetit "Express" Gati i barabartë . Ministria e Jashte e Bosnjës ka sqaruar detajet teknike të Takimit të Sarajevës. Nikoqirët nuk do të sigurojnë transportin dhe akomodimin në hotele të delegacioneve pjesëmarrëse. Ministri Hyseni ndërkaq, do të ketë një udhëtim të veçantë. Viza për të hyrë në territorin boshnjak, atij do t'i vendoset në një fletë, pasi që Bosnja nuk i njeh dokumentet e Kosovës. Tituj të tjerë: Zëvendëson Melin. Deputetja Anita Morina, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Kryetarja e ardhshme e Forumit të Gruas të LDK'së. Raporti intim. Alex Anderson në një raport për YIHR përshtyn në disa media, duke i bërë një favor bashkëshortes së tij që udhëheq një emison në RTK. "Bota Sot" Feith herë si "xhandar" e herë si "kryeministër" . Shefi i ICO-së për mjetet e privatizimit të Kosovës Tituj të tjerë: Ky është cenim i integritetit territorial të Republikës së Kosovës - Petritsch për zgjedhjet serbe në Kosovë Propozimi për prishje të koalicionit, nga "njerëz të fortë" të LDK-së - LDK përballë sfidave Kundër zgjedhjeve serbe, por pa plane veprimi - Policia e Kosovës Protesta - Të gjithë në mbrojtje të Mitrovicës Dekorohet Kapiteni i Lirisë Ngushëllimi për pavarësinë e "kufizuar" - Editoriali "Zëri" Fshati i Kosovës. Në fshatin e kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ndryshimet kanë arritur së bashku me qeverinë Thaçi. Rruga më nuk ka gropa, ndërsa ambulanca shumë shpejt do të fillojë punën Tituj të tjerë: Zgjedhjet serbe rrezikojnë stabilitetin Analiza . Shkurtimi i zorit . Dhjetë ditë para se të bëhej publik vendimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për t'i dhënë kredi prej 110 milionë euro Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi u ka quar letër kryeshefave të organizatave buxhetore për kursim të buxheteve./m.sh/
KOMENTE