English

Pilotët e “British Airways” hyjnë në grevë

Berlin, 30 maj, NOA – Personeli i pilotëve të kompanisë britanike “British Airways” ka nisur sot një grevë prej pesë ditësh.

Protesta që ka nisur në periudhën e pushimeve për shkollat në Angli është marrë si masë ekstreme ndaj dështimit të negociatave mes kompanisë dhe autoriteteve.

Një protestë tjetër pesë ditore mund të nis në datën 5 qershor, nëse nuk plotësohen kushtet e pilotëve.

Kjo gjë sipas medias angleze pritet të vendos në pozitë të vështirë kompaninë dhe qarkullimin e qytetarëve.

m.xh/NOA

KOMENTE