English

Shba: Ndotja Në Gjirin E Meksikës Është Katastrofa Ekologjike Më E Rëndë Në Histori

NJU JORK, 30 maj /ATSH-ANSA/ - Njolla e naftës në Gjirin e Meksikës "është katastrofa ekologjike më e rëndë e Shteteve të Bashkuara", deklaroi sot Carol Browner, përgjegjësi i Shtëpisë së Bardhë për ambientin, gjatë emisionit "Meet The Press" të televizionit NBC. Sipas Browner, katastrofa e Deepwater Horizon, platforma e BP-së që shpërtheu më 20 prill, "ka shkaktuar pa dyshim ndotjen më të madhe në SHBA". Ndotja në Gjirin e Meksikës llogaritet të jetë më e madhe se katastrofa e Exxon Valdez, anija naftëmbajtëse që u aksidentuar në vitin 1989 në Alaskë duke derdhur në det rreth 40 milionë litra naftë bruto (250 000 fuçi). /e.v/
KOMENTE