Shba - ''Nyt'': Bp Ishte Në Dijeni Të Rreziqeve Të Platformës Së Naftës
ROMË, 30 maj /ATSH-ANSA/ - Kompania ''British petroleum'' ishte në dijeni për një sërë problemesh dhe kishte preokupime të mëdha për sigurinë e platformës së naftës ''Deepwater Horizon'' shumë kohë përpara se të ndodhte shpërthimi, tregojnë dokumente të rezervuara të kompanisë, bërë publike nga gazeta amerikane ''New York Times''.
Problemet kishin të bënin me riveshjen e pusit të naftës si edhe me mbrojtjen kundër shpërthimeve, elementë të rëndësishëm në zinxhirin e ngjarjeve që sollën fatkeqësinë.
Dokumentet tregojnë se që gjatë marsit të kaluar ''British petroleum'' kishte regjistruar vështirësi në kontrollin e pusit të naftës.
Por, edhe gati një vit më parë inxhinierët e kompanisë kishin shprehur dyshime mbi riveshjen me metal të pusit duke iu frikësuar një shpërthimi të mundshëm.
''Kjo është natyrisht më e rënda e skenarëve të mundshëm'', shkruante inxhinieri Mark E. Hafle në një raport për kompaninë./
a.jor.