Sofje - Më Shumë Se 40 Kilogramë Heroinë Sekuestrohen Në Kufirin Bullgaro-Turk
SOFJE, 30 maj /ATSH-AFP/ - Policia doganore bullgare sekuestroi sot në kufirin me Turqinë 41,4 kilogramë heroinë, me një vlerë prej 2,7 milionë euro, çka përbën sasinë më të madhe të drogës që nga fillimi i vitit.
Droga u gjet në një makinë me targa turke që po shkonte drejt Rumanisë.
Dy pasagjerë turq, 50 dhe 48 vjeç u arrestuan.
Kufiri bullgaro-turk përbën një pikë referimi për trafikun e drogës nga Azia për në Evropë./
a.jor.