Sarajevë, 30 maj, NOA - Presidentët e Bosnjës, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, të cilët u takuan dje në Sarajevë, ranë dakord se interesi i tyre i përbashkët strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe se do ta ndihmojnë njëri-tjetrin që individualisht t’i bashkohen bllokut 27-anëtarësh, raporton Radio Europa e Lirë.
Ata gjithashtu u bënë thirrje ministrave të jashtëm të BE-së për të rikonfirmuar përkushtimin e tyre për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në samitin e Sarajevës, që do të mbahet javën e ardhshme.
BE-ja këmbëngul se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të zhvillojnë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, nëse dëshirojnë anëtarësim.
NOA/RFE