Tiranë, 30 maj, NOA - Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar disa minuta më parë.
Nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëme. Tërmeti është ndjerë në kryeqytet, në Durrës dhe rrethina.
Tërmeti është konfirmuar dhe nga Instituti Sizmiologjik. Sipas ekspertëve të këtij instituti mendohet se bëhet fjalë për lëkundje tërmeti në shkallën 5 ballë.
Epiqendra e Tërmetit ka qenë në afërsi të qytetit të Elbasanit, por lëkundjet e tij janë ndier në një masë të konsiderueshme edhe në Tiranë dhe në Librazhd.
m.xh/NOA (Vijon..)