English

Turqi - Erdogan Anulon Vizitën Në Argjentinë Për Çështjen E Bustit Të Ataturkut

ANKARA, 30 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri turk, Recep Tayp Erdogan ka refuzuar zhvillimin e një vizite zyrtare në Argjentinë për të protestuar kundër anulimit të ceremonisë për vendosjen e një busti të themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk në kryeqytetin e vendit latinoamerikan, tha sot Ministria e Jashtme turke. Kreu i qeverisë turke do të pritej nesër edhe nga presidentja argjentinase, Cristina Kirchner. ''Por, kryeministri Erdogan vendosi refuzimin e vizitës si kundërpërgjigje ndaj anulimit të ceremonisë së vendosjes së bustit të Ataturkut në Buenos Aires për shkak të një ndërhyrjeje nga qarqe armiqe armene", tha ministria në një deklaratë./ a.jor.
KOMENTE