English

Vlorë : Mbërrijnë Turistët E Parë Të Huaj Me Kampera

VLORË, 30 maj/ATSH-H.Koçi/ Disa dhjetra turistë nga qytete të ndryshme të Italisë, kanë mbërritur në qytetin e Vlorës me kampera, për të kaluar një periudhë 10 ditore në këtë bregdet abraziv ku bashkohet deti Adriatik me detin Jon , i njohur për bukuritë e tij . Një nga punonjësit e Hotel "Pavarësia" ku janë akomoduar turistët e huaj, tha për ATSH-në se, ata vijnë nga qytete të ndryshme të Italisë dhe do të qëndrojnë në qytetin e Vlorës, ndërsa do të lëvizin në pika të ndryshme të bregdetit. Krahas plazhit, turistët italianë do të frekuentojnë pika të ndryshme me vlera historike e turistike, mes të cilave manastirin dhe ishullin e Zvërnecit, qytetin antik të Orikut, Parkun Kombëtar të Llogorasë, bregdetin e Dhërmiut etj. Ardhja e turistëve italianë, shënon fillimin e turizmit të kamperave për këtë sezon në bregdetin e Vlorës. Gjatë vitit të kaluar, kjo kategori turizmi, shënoi një "boom", kur qindra kampera përshkuan bregdetin e Vlorës deri në Sarandë, duke u stacionuar edhe në plazhet e Dhralesë, Dhërmiut, në Porto Palermo etj. /m.sh/
KOMENTE