Vlorë: Mot Me Vranësira, Kushte Normale Lundrimi
VLORË, 30 Maj/ATSH/ H.Koçi .-Moti në gjirin detar të Vlorës, parashikohet të jetë sot i paqëndrueshëm dhe me vranësira të ndërrueshme e të dendura, ndërkohë që kushtet e lundrimit do të jenë normale.
Sipas parashikimeve, vlerat e temperaturave do të shënojnë një rritje te lehtë krahasuar me një ditë më parë.
Burime të Kapitenerisë së Portit, bënë të ditur për ATSH-në se, era do të ketë drejtimin Jug-Jugperëndim, dhe me një shpejtësi që do të variojë nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit.
Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 27-29 gradë celsius dhe ato minimale në 15-17 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur.
/m.sh/