Elbasan, 30 Maj 2010 NOA – Krimi brenda familjes mori sot një tjetër jetë. Vetëm pak minuta më parë në fshatin Shalës, 12 kilometra larg qytetit të Elbasanit, Antoneta Xibraku ka vrarë me armë zjarri kunatën e saj, Esma Xibraku.
Autorja e krimit të rëndë, 37 vjeçarja Antoneta Xibraku është arrestuar në flagrancë nga policia.
Siç raporton korrespondenti i agjencisë NOA, viktima Esma Xibraku 43 vjeçe, në bazë të hetimeve paraprake dyshohet të jetë vrarë për motive hakmarrjeje.
Në vitin 1997 bashkëshorti i të ndjerës i kishte marrë jetën me armë zjarri babait të të arrestuarës Antoneta Xibrakut, bëhet e ditur nga burime brenda policisë së Elbasanit.a.k/r.n/NOA Vijon...