English

Zgjedhjet serbe në Mitrovicë, veteranët e UÇK në protestë

Prishtinë, 30 maj, NOA - Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka ftuar qytetarët e Kosovës që sot të marrin pjesë në një protestë paqësore në Mitrovicë, raportojnë mediat kosovare.

Protesta me moton “Të mbrohet sovraniteti i Kosovës”, zhvillohet për të kundërshtuar shkeljen e vazhdueshme të sovranitetit të Kosovës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Mitrovicë.

Zgjedhjet serbe janë kundërshtuar dhe nga shoqatat e pavarura të cilët e kanë cilësuar këtë si shkelje të të drejtave ndërkombëtare.

Lëvizja “Vetvendosje” ka përkrahur protestën e veteranëve gjatë një konference të bërë dy ditë më parë në Mitrovicë.

Ndërsa ndërkombëtarët kanë lënë të kuptohet se zgjedhjet janë të pavlefshme.

Nga ana tjetër KFOR-i u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që protesta të jetë paqësore, ndërsa ka paralajmëruar se do të ndërhyjë nëse do të ketë veprime të dhunshme.

KFOR-i i inkurajon të gjithë qytetarët që ta përdorin këtë të drejtë në mënyrë paqësore dhe të qëndrojnë larg nga çfarëdo grupi apo aktiviteti të dhunshëm.

m.xh/NOA

KOMENTE