English

Zyrtare, pas Botërorit Prandelli do të jetë tekniku i Italisë

Itali, 30 Maj NOA - Cesare Prandelli do të jetë tekniku i ardhshëm i përfaqësueses italiane dhe kjo pas përfundimit të Botërorit, i cili do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Tekniku i Fiorentinës ka firmosur një kontratë, e cila do ta lidhë me kombëtaren italiane për katër vjet.

Prandelli ka zhvilluar një takim në kryeqytetin italian së bashku me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Giancarlo Abete, ku në bisedime e sipër ata kanë arritur të gjejnë një akord dhe të merrnin vendimin përfundimtar, i cili konfirmoi Prandellin si teknikun e ardhshëm të Italisë.

Tashmë mund të themi se kanë mbetur vetëm disa detaje të kontratës dhe stafi që do të kërkojë Prandelli për të qenë pranë tij, gjatë drejtimit të skuadrës.

r.b/NOA

KOMENTE