English

Ahmadinexhad: Dënoj Aktin Çnjerëzor Të Regjimit Sionist

TEHERAN, 31 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad denoncoi sot ''aktin çnjerëzor të regjimit sionist'' kundër flotiljes me ndihma humanitare nisur drejt Rripit të Gazës, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve, Irna. "Akti çnjerëzor i regjimit sionist kundër popullit palestinez dhe fakti për të penguar ndihmat humanitare për popullin nuk është shenjë force, por dobësi e këtij regjimi'', deklaroi Ahmadinexhad. "E gjithë kjo tregon se fundi i këtij regjimi fantazëm është më pranë se kurrë'', shtoi ai./ /ec/ a.jor.
KOMENTE