English

Ankara - Flotilja - Takim Urgjent Mes Qeverisë Dhe Ushtarakëve

ANKARA, 31 maj /ATSH-AFP/ - Një takim urgjent po zhvillohet në zyrën e kryeministrit turk, Recep Tayip Erdogan mes kabinetit qeveritar dhe ushtarakëve të lartë, menjëherë pas sulmit të marinës izraelite kundër flotiljes me aktivistë propalestinezë që çonin ndihma humanitare në Gaza, njoftoi agjencia turke e lajmeve, Anadolli Azhans. Në këtë takim marrin pjesë zëvendëskryeministri Bulent Arinc, ministri i Brendshëm, Besir Atalay, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Mehmet Eroz dhe zëvendëskomandanti i Marinës, admirali Nusret Guner. Por, mungon kryeministri Erdogan, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në disa shtete të Amerikës Latine./ a.jor.
KOMENTE