Ankara - Flotilja - Turqia Paralajmëron Izraelin Për Pasoja Të Pandreqshme Në Marrëdhëniet Dypalëshe
ANKARA, 31 maj /ATSH-AFP/ - Turqia paralajmëroi Izraelin për pasoja të pandreqshme në marrëdhëniet dypalëshe, pas sulmit izraelit me armë kundër flotiljes propalestineze me ndihma duke përfshirë dhe anije turke, njoftoi Ministria turke e Punëve të Jashtme.
"Ne i dënojmë me forcë këto praktika çnjerëzore nga ana e Izraelit'', deklaroi ministria në një komunikatë.
''Ky incident që ka ndodhur në mes të detit dhe që përbën një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar, mund të sjellë pasoja të pandreqshme në marrëdhëniet tona dypalëshe'', vijon komunikata. /
/ec/ a.jor.