English

“Art nën tri harqe” bashkon akademitë e Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës

Tiranë, 31 Maj, NOA /Milena Selimi – Bashkëpunimi mes shkollave të formimit të lartë artistik sjell në Akademinë e Arteve në Tiranë projektin "Art nën tri harqe".

Ky është një aktivitet që nisi mbrëmë me ekspozitën në Galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore, përmes një prezantimi të përbashkët të studentëve pamorë që përcollën këtë ekspozitë nga tre akademitë shqiptare.

Një seri performancash artistike, ekspozita të përbashkëta, trajnime me protagonistë studentë e profesorë të Universitetit të Prishtinës, Tetovës e Akademisë së Arteve do të zhvillohen si "një kontribut për një art unik kombëtar me fizionomi dhe strukturë të konsoliduar".

Sot, është menduar të flitet për kinemanë. Shfaqen disa filma të shkurtër nga studentët e regjisë së filmit dhe referon mbi dialogun në skenarin e filmit, regjisori Aqif Mulliqi.

Ky aktivitet me siglën “Art nën tri harqe” do të vazhdojë deri më 2 qershor.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE