English

Axhenda Ndërkombëtare 31 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- GAZA/JERUSALEM - Të paktën 10 pasagjerë të flotiljes ndërkombëtare të militantëve pro-palestinezë që ishte nisur drejt Rripit të Gazës u vranë gjatë përplasjeve me armë me një komando izraelite, njoftoi media izraelite. Turqia paralajmëroi Izraelin për pasoja të pandreqshme në marrëdhëniet dypalëshe, pas sulmit izraelit me armë kundër flotiljes propalestineze me ndihma duke përfshirë dhe anije turke. NJU ORLEANS (SHBA) - Vazhdojnë përpjekjet për të ndaluar rrjedhjet e naftës në Gjirin e Meksikës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, nafta në Gjirin e Meksikës është katastrofa më e madhe ekologjike në historinë e SHBA-së. TË TJERA -------------- NICE (Francë) - Mbahet samiti i 25-të Afrikë-Francë, drejtuar nga presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe ai egjiptian, Hosni Moubarak. BONN (Gjermani) - Rifillojnë negociatat në kuadër të Konventës të OKB-së mbi ndryshimet klimatike. SEUL/TOKIO - Ndjekje e krizës koreane dhe vizitë në Japoni e kryeministrit kinez, Wen Jiabao i cili ka nxitur ulje të tensioneve mes Koreve pas mbytjes së një anijeje lufte koreanojugore. OTTAWA - Vazhdon vizitën në Kanada kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. BOGOTA - Reagime dhe komente pas turit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Kolumbi. PRAGË - Presidenti, Vaclav Klaus do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e pesë partive përfaqësuese në Dhomën e Ulët të Parlamentit në përfundim të zgjedhjeve legjislative. MOSKË- Një delegacion polak merr nga pala ruse kopjet e regjistrimeve të kutive të zeza të avionit presidencial ''Tupolev 154'' që u rrëzua më 10 prill pranë Smolensk duke shkaktuar vdekjen e 96 personave, përfshirë dhe presidentin polak, Lech Kaczynski dhe bashkëshorten e tij. TBILISSI - Konferencë shtypi e vëzhguesve të OSBE-së pas zgjedhjeve bashkiake që u zhvilluan dje në Gjeorgji. ROSTOV-SUR-LE-DON (Rusi) - Nis në mbrëmje një samit BE-Rusi kushtuar në mënyrë të veçantë heqjes së vizave. PARIS - Vizitë në selinë e OCDE-së e ministrit amerikan të Drejtësisë, Eric Holder kushtuar luftës kundër korrupsionit. GJENEVË - Hapet seanca plenare e Këshillit të të drejtave të njeriut të OKB-së./ /ec/ a.jor
KOMENTE