English

Balla: Nëse Berisha djeg një fletë votimi, kjo do të ishte djegia e pushtetit

Tiranë, 31 maj, NOA – “Nëse Sali Berisha guxon të djegë edhe një fletë të vetme votimi, kjo do të ishte shkëndija e djegies së pushtetit të vjedhur të Sali Berishës”. Ky është qëndrimi i Partisë Socialiste, i mbajtur sot nga deputeti Taulant Balla, lë lidhje me mundësinë e djegies së votimit.

Balla u shpreh se tashmë nuk është vetëm Partia Socialiste ajo që kërkon hapjen e kutive të votimit, por edhe faktori ndërkombëtar.

“Transparenca e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive është një domosdoshmëri dhe një kërkesë që nuk vjen më thjesht prej opozitës shqiptare, por edhe prej autoriteteve më të larta të botës demokratike; një kërkesë që gëzon mbështetjen e së majtës dhe të djathtës evropiane si dhe të aleatëve tanë amerikanë”, u shpreh Basha.

Duke e paraqitur kërkesën e për hapjen e kutive si një kërkesë ndërkombëtare, Balla u shpreh se dy ditë para Samitit të Sarajevës Berisha duhet të dëgjojë zërat për zgjidhjen e krizës.

Sipas tij mazhoranca nuk mund të fshihen më pas teknikaliteteve për djegie kutish, por duhet t’i hapin rrugën menjëherë transparencës.

“Partia Socialiste i ka dhënë tanimë provat e vullnetit të saj për një kompromis që garanton transparencën dhe respekton gërmën e frymën e Kushtetutës”, u shpreh Balla.

m.xh/NOA

KOMENTE